SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Droga, policia kontrolle territori me dronë

Në kuadër të misionit “Shqipëria pa kanabis”, Policia ka vijuar kontrolle masive në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Kukësit.

Sipas njoftimit të Policisë, dy dronë po kontrollojnë zonat e thella malore dhe deri tani nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Kontrollet kanë vijuar dhe nga toka ku 60 punonjës të policisë po vijojnë kontrollin në Kukës, Has, e Tropojë.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë në zonën e fshatit Papaj, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis sativa, në tentativë për ti kultivuar. Në lidhje me këtë rast u ushtrua kontroll në banesën e shtetasve E.D., dhe S.D., si autor të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t’i kultivuar.

Këta dy shtetas u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre. Po në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve./ata/

error: