Dy anije patrullimi shqiptare dhe një anije e SHBA-së po ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë.
Lajmi bëhet i dituar nga ambasada e SHBA-së e cila e ka përzgjedhur si foto të ditës.
“Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s. Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona”, njofton ambasada e SHBA-së në Tiranë.
“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha kapiteni i amerikan Monterey Joseph Baggett./atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit