SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Dy shtëpitë. Komisioni i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës Adnand Xhelili

Komisioni i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës Adnand Xhelili.

KPA vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh financiare dhe mospërputhje të tjera për blerjen e një apartamenti në Tiranë nga Enti i Banesave si dhe ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Borsh.

Cfare ndodhi ne KPK-Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Relatorja Shuli shpjegoi se Xhelili e kishte blerë apartamentin si i pastrehë nga Enti i Banesave në vlerën 1.1 milion lekë dhe e ka shlyer për periudhën 1999-2005. Komisioni konstatoi mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën veting, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare. Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën e apartamentit. Shuli theksoi se prokurori Xhelili nuk ka dhënë fillimisht shpjegime për këto gjetje, por pas përfundimit të hetimit ka dorëzuar prova të reja, të cilat do të vlerësohen gjatë vendimarrjes.

Për apartamentin e blerë nga Enti i Banesave, Komisioni konstaton se prokurori Xhelili ka paguar 570 mijë lekë ose gjysmën e vlerës së deklaruar.  KPK ngre dyshime edhe për mënyrën e përfitimit të statusit të të pastrehut nga ana e prokurorit Xhelili, pasi ka rezultuar se bazuar në lëgjislacionin e kohës duhej të kishe leje banimi në qytet që prej vitit 1992, ndërsa subjekti e ka përfituar një vit më vonë, si dhe ka përfituar tokë bujqësore bazuar në Ligjin për Tokën. Shuli tha se nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative -429 mijë lekë për krijimin e kësaj pasurie.

Në fjalën e tij, prokurori Xhelili rishpjegoi para Komisionit se edhe pse kishte qenë i sëmurë prej shtatorit të vitit 2019 e në vazhdim, kishte mbledhur dhe dorëzuar prova lidhur me gjetjet e hetimit administrativ.

“Konstatimet e Komisionit janë pothuajse të sakta. Dua të them se e gjithë pasuria ime është shtëpia këtu në Tiranë dhe ajo në vendlindje, në tokën që është një pronë e hershme e familjes, por e fituar nëpërmjet Ligjit për Tokën,” tha ai.///

error: