SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

E diel, 13 korrik, parashikohet mot i qëndrueshëm me vranësira të pakta

 Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare, hera-herës deri mesatare nga orët e mesditës deri pasdite vonë, kryesisht në veri.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 7-10 m/s.

Valëzimi në dete 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër21/35Diell
Kukës16/34Diell
Lezhë20/34Diell
Dibër15/33Diell
Durrës20/35Diell
Tiranë22/36Diell
Elbasan21/37Diell
Berat18/37Diell re
Vlorë20/35Diell
Korçë17/32Diell
Gjirokastër16/37Diell
Sarandë20/34Diell
error: