SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

E diel me diell dhe vranësira, reshje të lehta në lindje

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.

Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 10/21 Diell re
Kukës 8/16 Diell re shi
Lezhë 11/20 Diell re
Dibër 7/14 Diell re shi
Durrës 10/22 Diell re
Tiranë 12/23 Diell re
Elbasan 10/23 Diell re
Berat 10/24 Diell re
Vlorë 12/22 Diell re
Korçë 7/15 Diell re
Gjirokastër 10/21 Diell re shi
Sarandë 12/22 Diell re

error: