SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

E enjtja parashikohet me reshje shiu

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë ditë së enjte parashikohen reshje shiu.

Sipas njoftimit, ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra parashikohen reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  
Shkodër10/17Re shi
Kukës5/14Re shi
Lezhë11/18Re shi
Dibër6/12Re shi
Durrës12/20Re shi
Tiranë13/21Re shi
Elbasan13/21Re shi
Berat13/22Re shi
Vlorë13/21Re shi
Korçë10/13Re shi
Gjirokastër12/21Re shi
Sarandë5/12Re shi
error: