SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

E larguan nga gara për deputet/ Klevis Balliu ‘i bën dalje’ kryetarit Basha

Tashmë është shumë e qartë. Nga një monitorim në profilin e deputetit Klevis Balliu shihet se para datës 7 tetor, ai shpërndante çdo postim dhe takim të Bashës me qytetarët, nga turi i këtij të fundit në gjithë Shqipërinë. Mirëpo pas rezultateve në Pogradec, prej datës 7 tetor, Klevis Balliu nuk ka shpërndarë me asnjë deklaratë apo takim të kreut të PD.

Vetë ish-deputeti nuk bëri asnjë reagim për votimin në shumicë kundër nga anëtarësia e PD në Pogradec. Ose thënë ndryshme duket se e ka bërë “një reagim” në heshtje, duke “i bërë dalje” kreut të PD Lulzim Basha në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm ka mbyllur procesin e verifikimit, duke i çuar Kryesisë së Partisë Demokratike listën me 326 emra që janë përzgjedhur.///

error: