SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

E rrallë, kapet në Maliq belgu që transportonte emigrantë të paligjshëm

Trafiku i klandestinëve në Shqipëri duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e shtetasve të huaj. Në kuadër të operacionit “Perimetri”, Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas belg, teksa transportonte me mjetin e tij 5 emigrantë të paligjshëm.

Bëhet fjalë për shtetasin M.A., 41 vjeç, banues në Gent të Belgjikës.  Policia thotë se i dyshuari u arrestua në aksin rrugor Maliq-Lozhan, ndërsa transportonte në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Honda” 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.///

error: