Nga Panajot BOLI
-Shenime për makthin e tre ditëve në betejën me zjarret-
E keqja nuk zë radhë. Mund të vijë edhe në një ditë të bukur. Edhe kur natyra e shtatorit shkelqen dhe dielli luan me ngjyrat e shndritshme të vesës. Edhe kur fshati gjelberosh i Livinës e rrethuar me kurora ullinjsh gëzon dhe e shijon këtë ditë.Bile edhe këtë ditë kur disa livinjotë dolen për pazar në Sarandë. Ahere del një fjollë tymi i zi që kthehet në një kuçendër si sorë. Dhe sulet të prish bukurinë e fshatit, t’i prish bukurinë ditës, t’u fut makthin dhe panikun banorëve. Reja e tymit shkon të zë diellin, ulerrasin zjarrfikësit,banorët dalin përpara kuçendrës zjarr.Ajo e papërmbajtur sulmon në katër drejtime: fshatit Livinë, kodrave të Ardhasovës dhe Kranes, fshatit Navaricë, maleve të Velahovës drejt Dhrovianit dhe Krongjit.Prapa lë një pamje makabre: një shkretetirë të zezë.
– E keqja e tjetrit, troket edhe në derën tende-
Tani teto Tullës nga Livina i është mpirë dhëmbja. E ulur në një sofat në oborr shikon murët e zeza që kanë ngelur nga zjarri.S’ka gjë me të tmerrshme kur shikon të të digjet para syve, shtëpia jote. Sikur të digjet zemra.Sikur të shkulet shpirti.Me lotë në sy , e pikëlluar tregon çastet troditëse që kaloi
-Ah, more shpirt..Hapja televizorin dhe shikoja tmerret që kalonin banorët e Greqisë.nga përmbytjet..Njerez mes ujërave të tmerruar, kafshë që mbyteshin e i rrembenin ujërat e tërbuara të shiut, njerez të bllokuar mes shtepive me ditë të tera pa një pikë uji..që kërkonin ndihme të deshpëruar..E mbyllja televizorin..nuk i shikoja dot ato pamje..Lutesha zotit..Ku e dija unë që dje kjo e keqe do të trokiste në derën time?..
Dhe shperthen në lotë. Dora e kryetarit të Bashkisë Finiq,Romeo Çakuli e terheq me dashuri pranë vetës
-Nënë, nesër vijnë ustallarët
Edhe Konsulli grek në Gjirokatsër ,Dhimitrios,i mallëngjyer nga kjo skenë, i premton se ata nuk do ta lenë në baltë. Aty janë edhe bashkëfshatarët e saj.Dhe kujdesen si nënën e tyre.. Se këtë fat pati edhe Katerina. Edhe … Edhe mijëra rrenjë ullinj. Tani Livina ka veshur rrobën e zezë.. Një pamje që të trishton…Po livinjotët nuk e venë poshtë.. Do të ringrejnë bukurinë dhe begatinë e fshatit të tyre
-Tre net nuk mbylli sytë Grigor Naçi-
Dashuria për fshatin, për vendin tend, për vendlinjen e shtrenjtë, nuk e ndalon asgjë, as zjarri,as furtunat.Tre ditë e tre net sy pa gjumë kryetari i fshatit Velahovë, Grigor Naçi. Edhe kur zjarret e rrethuan nga tre anë, ai u tregua një dirigjent e strateg i vertetë. Gjakftohtë, i kundondodhur duke shkuar që në fillim në ndihmë të vellëzerve livinjotë. Po ta pyesesh Grigorin, sa orë fjeti këto ditë ai do të buzëqesh e do të thotë se s’mban mend. Ndaj e kanë quajtur shpirti dhe zemra e Velahovës.Po Velahova ka djem të tillë të mirë t’i pish në kupë si Arqilea Naçi, Anastas Buzuka, Dhimitraq Buzuka…..Nuk pyeten për polici rrugore kur me makinat e tyre vetetimë shkonin të shpetonin fshatin e tyre që rrezikohej nga zjarri. Paçka ata punojnë e jetojnë në Athinë, shpirti i tyre është Velahova..Dhe erdhen rrufe nga Athina, pa pyetur asgjë. T’i shikoje si luftonin me zjarret mbi shkembinj si shqiponja, vetem me heronj mund t’i krahasosh. Po bateri e fortë e karikuar për fshatin është grupi i Kristo Naçit nga Bistrica. Kristo Naçi, i palodhur, i shtrënguar fort pas Grigorit, të vret për fshatin e tij Velahovë. Një nga kontibuesit dhe i pari për çdo problem që ka fshati, është ai. I sakrificës, dhe mbeshtetës për çdo fshatar të tij.
-Nese nuk kisha unë gjumë-thotë Grigori- nuk kish gjumë edhe Kryetari I Bashkisë Finiq Romeo Çakuli.- Në orën 1 të natës me merrte në telefon..ç’mund të bëjmë tjetër…
Dhe djemtë flori të zjarrfikses së Bashkisë sakrifikuan dhe luftuan me shpirt..
Mbremë zjarri, si bishë e plagosur, tha të kthehej mbrapa, të hakmerrej me fshatin Navaricë. Përpara i dolen 30 djem azganë të Navaricës dhe nuk e lanë t’i prek një fije floku ullinjve të tyre.
-Solidaritet-
-Isha i deshpëruar dhe i demoralizuar kur me gruan time luftonim me zjarrin në oborrin e shtëpisë sime.Por kur pashë shokë , miq nga Finiqi Kranë, që erdhen , zemra më erdhi në vend. Gjuhët e flakëve filluan të lepinin oborrin,ata nuk i përfillen Pa pyetur për jetën e tyre , e vunë poshtë zjarrin..Sa të gufon zemra kur atehere, kur je në rrezik, ke nevojë, mikun, shokun,ai vjen të vë supin e të shpëton…
Megjithë lodhjen, deshpërimin për fshatin e tyre, dy motorët e Livinës, Irakli Buzuka dhe Dhimitër Stillo, nuk iu shqiten zjarrit edhe në Velahovë. Ata moren me vete edhe një grup dhe në krah të velahoviteve, luftuan si heronj, derisa zjarri leshoi grahmën e fundit.
Trimi i mirë kur je në hall, duket. Dhe solidariteti ka aromë dashurie dhe ngrohtësie njereyore
Edhe zjarri mundet. Triumfon mbi të kur temperatura e dashurisë për vendlindjen tende, për njrezit, e tu, është më e lart se teperatura e zjarrit.




ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit