SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Edhe nje event i bukur e pret Saranden: Panairi IX Mbarëkombëtar i Suvenireve Turistike, Miqësor me Mjedisin ‘’SARANDA ,2021″

Nga Panajot BOLI/

-Më 19-20-21 Gusht në Sarandë-PANAIRI IX MBARËKOMBËTAR I SUVENIREVE TURISTIKE ‘’SARANDA 2021’’-Saranda e bukur dhe magjike gjallon më fuqishëm se çdo vit tjetër.

.Shetitorja e bukur, anijet turistike qe po e qendisin çdo natë bregun e qytetit duke punuar si bletët,për të promovuar përlat e rralla magjike të ketij bregu, po i ‘’çmendin’’ turistat vendas e të huaj.Dhjetra aktivitete e kanë bërë Sarandën terheqese dhe interesante duke ngjallur admirim , simpati dhe kureshtjen e të huajve.Një eveniment i bukur qe e pret Sarandën është edhe Panairi IX mbarëkombëtar i suvenireve turistike ‘’Saranda 2021’’.

Stafi i i Qendrës AJMMI, punon këto ditë për përgatitjen e tij.  Është i Nenti qe organizon kjo Angjenci, perveç vitit të kaluar , qe nuk u organizua për shkak të pandimisë/

Panairi mbeshtetet nga Bashkia dhe president i Eventit është kryebashkiaku, zoti Ardian Gurma. Ai promovon turizmin dhe mjedisin e qendrueshëm.

Synimi Eventit tradicional është të nxjerr në pah dhe ta promovojë ’’ MARKËN SARANDA’’, si qyteti i Panaireve dhe i traditës shqiptare në punime , teknika dhe materjale të ndryshme me lendë të para si: lesh, dru, metal, baltë, guacka, materjale ricikluese. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se pati një interesim të madh nga të gjitha viset e Shqiperisë , po edhe nga trevat si Mali të Zi , Kosova, Maqedonia e Veriut e tj.

Ai ka qenë event më i bukur i muajit Gusht qe ka terhequr mjaft interesimin vendas dhe të turisteve të huaj.  Kane marre pjesë artizanë me prodhime orgjinale të artizanatit të dorës.

(FOTOT: Arkiv AJMMI ) 

Edhe këtë vit kanë treguar interes për të marrë pjesë mbi 80 artizanatë me firma më të njohura në Tiranë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Krujë, Lezhë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia

Stafi i AJMMI-it me këtë rat do të botojë edhe një revistë (numer special :”URAT E PANAIREVE”) për pasqyrimin e nentë panaireve të zhvilluara deri më sot., risite dhe prurjet.

Panairi IX Mbarëkombëtar i Suvenireve Turistike ‘’Saranda- 2021’’qe do të organizohet në shetitoren e re, me emrin e bukuir te Naim Frasherit .

Ne shetitoren -stoli qe i dha një pamje të mrekullueshme qytetit.  Do të jetë eventi më i bukur qe do t’i japë Sarandës më shumë gjallëri dhe interes për turistat vendas dhe të huaj.///SARANDANEWS.AL///

error: