Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot ndarjen nga jeta një vit më parë, të nënës së tij, Aneta Rama.
Përmes një mesazhi të ndjerë, Kryeministri nderoi kujtimin e dy prindërve të tij, Kristaq dhe Aneta Rama.
“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, tha Rama.
Një vit më parë, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, Aneta Rama.
Dr. Aneta Rama, si gruaja e parë që ishte pjesë e shërbimit stomatolog në vendin tonë është shpallur “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”.
Dr. Aneta lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate ekselente. Dr.Aneta ishte dhe një sportiste e talentuar në katër lloje sportesh. Në vitin 1955 filloi studimet në një nga Universitet më me emer të Polonisë dhe i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1961. Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Dr.Aneta më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike./ata///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.