SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

EDITORIAL: SARANDË, NË KËRKIM TË KUJTESËS MATERIALE, JO VETËM SI ATRAKSION

Në pritje të gjatë të  një rivlerësimi urban të rrugës “Skënderbeu”

Nga Shkëqim HAJNO

Një nga rrugët historike të urbanistikës në Sarandë e cila mban emrin :”Skënderbeu”( dikur “Skanderbeg”) prêt t’i nënshtrohet një rivlerësimi urban.

Sot me një gjatësi lineare modeste, ajo bart si një relike disa  ndërtime me element të spikatur  arkitektonik. 

Aty has ende,  dicka nga shkëqimi i  dikurshëm i qytetit port. Ende sot, dallon elementë të dekorimit arkitektonik si  në fasadat e jashtme edhe në elemente të  mjediseve të brendshme të disa godinave.

Me memecllëkun e tyre  ato ‘flasin”. Sigurisht, për ata që  kanë  “vesh” për t’i dëgjuar dhe ndjeshmërinë , për të risjellë diçka nga sharmi i luksit të dikurshëm.

Shkëqimi i arkitekturës së tyre u shtri mes viteve 1920-1945. Më pas, dihet. Sistemit te ngritur si shpëtimtar dhe që shkoi drejt shuarjes ekonomike si një lëngatë pa fund, nuk i interesonte të mbante në fokus  kujtesën materiale që ishte në fund të fundit, kulturë ndërtimore e jetese, tok. .

Ende janë në këmbë aty, disa banesa dy-tre katëshe : vila “Muzina”, ndërtesa përballë ish merkatos së vjetër, përfshirë edhe këtë të fundit, si dhe dy shkallaret vertikale me sheshe qëndrimi që bënin, si edhe sot, lidhjen e kompleksit arkitektonit të banesave të rrugës :”Skanderbeg” (”Skenderbeu” )më  bregun e detit.

Ish rruga “Konti Ciano’ përballë Kishës si dhe  rruga tjetër vertikale që lidh kompeksin me godine e sotme të muzeut të traditës;  dhe që mban sot një vlerë të shtuar për shkak të një investimi dinjitoz në një vilë private, mbetet  një gur i çmuar, në këtë ansambël arkitektonik. Me epiqendër rrugën “Skënderbeu”

Në historikun e pasluftës së Dytë Botërore, rruga disa herë tërhoqi vëmendjen e administratorëve  monistë të qytetit, dhe atyre në Tiranë, brenda kornizave të limituara të vizionit të asaj kohe  jo të largët. Madje, nga fundi i viteve ’80,  u konsiderua edhe me emrin : rruga tregtare”, për shkak të kompeksit të dyqaneve te tipit MAPO në absurdin e krenarisë së vetizolimit.

Sa herë shëtit  në këtë dekadën e fundit në  rrugët e rivlerësuara në pikëpamje urbane e arkitektonike në disa qytete të Shqipërisë si në Shkodër, Fier, Berat, Korçë , etj,.nuk mund të mos  provosh një  ndjesi te bukur estetike për risjelljen e vlerave dhe shkëqimit të dikurshëm në një atraksion  modern.

Indicia e fundit që më bëri të hedh këtë  shënim, ishte një deklarim I deputetit Alket Hyseni më 16 maj në Sarandë, kur përmendi se rruga “Skënderbeu” do të përfshihet në procesin e rivlerësimit urban në një të ardhme të shpejtë.

Do të ishte një gjë e mirëpritur  për një nga identitetet e humbura rubanistike dhe arkitektonike të Sarandës,.

Gjykoj, se Hyseni mund të jetë i besueshëm. Jo vetëm se nuk është një deputet “dosido” i të majtës që qeveris .Dhe deri tani nuk shoh të këtë delirin  e ndonjë ish klegu të tij, që endej dikur jugut të vendit, me një eufori  në jerm, për shumë idera e çudira që do  të ndodhnin me pikepamjet e tij, si “Në  pritje të Godos…”

Sot, është koha që të lihet një gjurmë pozitive në vakuumin e gjatë 70 vjeçar të mungesës së dëshirës për të ruajtur dhe risjellë kujtesën materiale me elelemtë modernë.

Do te ishte e dobishme që ky hap, të hidhej sa më parë edhe për rrugën “Skënderbeu”. Sepse Saranda, edhe në këtë farë feje me intesitet te larte ndertimor, ka ende objekte dhe  vlera të tjera të kujtesës materiale dhe trashëgimisë të  cilat, me pakëz vizion,  mund dhe duhet të përfshihen me emergjencë,  në listën e munguar të prioriteteve të trashëgimisë.///.

error: