SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Greqi, shoku i tij, i plagosur në spital

Një biznesmen shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Atikë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte duke qëndruar së bashku me një shok pranë pikës së karburantit që e kishte në emër të gruas së tij greke kur nga një makinë u hap zjarr në drejtim të tyre.

Si pasojë e plagëve shqiptari ndërroi jetë, ndërsa shoku i tij ndodhet i plagosur në spital.

Disa minuta më vonë autorët dogjën makinën, ndërsa ende nuk ka asnjë të arrestuar për krimin dhe motive.///

error: