Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me dy plumba në kokë, në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Kavala të Greqisë, ku është gjetur i vrarë shqiptari 58-vjeçar.
Ai punonte në mbledhjen e ullinjve, kur është gjetur nga pronari i tij, i cili fillimisht ka dyshuar për infarkt dhe ka njoftuar menjëherë ambulancën.
Më pas, mjekët kanë konstatuar se shqiptari ishte qëlluar dy herë me armë në kokë. 58-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Pagaiu të Kavalas, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vrasjes së tij.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.