SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Emërimi i drejtuesit të BKH-së/ Etilda Gjonaj: Hap i fortë përpara në rezultatet e reformës në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar si moment të rëndësishëm dhe një hap përpara në rezultatet e reformës në drejtësi emërimin e drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

“Emërimi sot i drejtuesit të BKH-së është një moment shumë i rëndësishëm, një hap i fortë përpara në rezultatet e reformës në drejtësi. BKH është gur themeli në ndërtesën e drejtësisë penale”, deklaroi Gjonaj.

Për herë të pare, vuri në dukje ministrja Gjonaj, një grua në krye të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një lajm sa pozitiv, aq edhe i mirëpritur.

“Përgëzime për finalizimin e procesit SPAK & KLP, dhe falenderim partnerëve, veçanërisht OPDAT për mbështetjen që i dhanë”, u shpreh Gjonaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi sot unanimisht drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Aida Hajnaj u propozua nga SPAK, pasi 3 kandidatët e tjerë ishin skualifikuar.

Hajnaj më parë mbante detyrën e zëvendësdrejtores së Policisë së Shtetit.///

error: