SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

Elvid Shehu është emëruar në krye të strukturës së Policisë Kufitare në Sarandë.

Ky emërim vjen si pjesë e një riorganizimi të gjerë në pesë komisariate të vendit, me qëllim forcimin e kontrollit kufitar dhe përmirësimin e menaxhimit në pikat më të ndjeshme të hyrjes dhe daljes nga territori shqiptar.

Elvid Shehu nuk është emër i panjohur për Policinë Kufitare në jug të vendit.

Ai ka mbajtur më parë detyrën e zëvendësshefit në Pikën Kufitare të Qafë-Botës, si edhe ka shërbyer si menaxher turni në Portin e Sarandës dhe specialist në vlerësimin e rrezikut në strukturën e Kufirit dhe Migracionit.///

error: