Nga Agim NELAJ
Eshtë një marrëdhënie ku evidentohet personaliteti. Kohët e fundit po diskutohet gjate per blegtorine, probleme veterinare, organizimin, per ligjin ‘’Shendeti i kafsheve”, sigurine ushqimore, per AKU –ne dhe rorganizimin e saj etj. Nuk reshtin diskutimet per tregetimin informal te qumeshtit dhe nenprodukteve te tij, etj.
Vërej me keq arrdhje se per problemet e ndjeshme veterinare, me shume diskutojne persona qe nuk jane te fushes ose qe merren me bisnesin, gazetarë jashtë këtij profili,apo persona qe kanë interesa me prodhimet blegtorale. Vështire ndodh qe te kete nje emision për blegtorinë, veterinarinë , sigurinë ushqimore dhe mos te jete pjesetar ne panel , ish zv.minister i buqesise z.Alban Zusi, i cili flet me “kopetencë” per gjithëcka qe ka lidhje me fushen, si dhe te japi zgjidhje problemeve te se arthmes. Sigurisht qe televizionet kane interes nga diskutimet te tilla,qe jo vetem i rumbullakosin problemet por i relativizojne ato.
Ndoshta kjo eshte idea se si mund te plotesohen programet. Jane pak personalitete veterinare që e njohin mire gjendjen, kanë ide të qarta , marrin pjesë në diskutime, japin mendime për sot dhe të ardhmen. Prof.E.Panariti, E.Resuli dhe dy-tre te tjerë. Nuk mendoj se mjekesia veterinare shqiptare eshte e reduktuar ne kaq pak personalitete. Mendoj se ka mjaft te tjerë të cilët heshtin,qëndrojnë në hije.
Intelektuali i mirefillt eshte atikonformist me pushtetin, kushdo qofte ai. Vartësia nga politika për të zenë nje vend pune, apo per ta ruajtur ate, tregon se niveli i tyre profesional eshte i cunguar,tregon paftesi.. Cdo rikonstruktim që tentohet të behet, apo krijimi i institucione te reja, nuk do të sjellë asnje permiresim. Sado moderne te jete karroca, kuajt jane po ata. “Kamxhiku eshte politika”.
Mefteshsia, qendrimi indiferent ndaj problemeve te cilat kohet e fundit janë agravuar, tregon se ish drejtuesit presin, cfare do te thote politika?. Frika qe sjell mungesen e lirisë e ka demtuar rende,frymen konstruktive te problematikes veterinare,qe vazhdon te jete ne nje proces diskutimesh.
Nuk e di kur e kane rradhen per te diskutuar profesionalisht, te ashtuquajtur intelektual te cilet kane grada shkencore e jane ne nje numer jo te paket. Per te qartesuar idenë po i referohem librit te filozofit te njohur E.From ”Te jesh apo ta kesh”. Pra mund te kesh tituj, por mund te mos jesh i tillë. Prandaj ne etike ka rendesi paraqitja e asaj qe je , dhe, jo te deklarosh çfare ke. Jo rallë ndodh qe komunikimet e tyre tashme te politizuara te cenojne interesat e mases se specialisteve qe kontribojne ne kushte jo shume te favoshme. Vlerat e intelektualve veterinar, nuk lidhen me te qenit ose jo me grade me te ulet ose me te lart shkencore, por me alternativen, paraqitjen, shkrimin, permbajtjen dhe perfundimet qe jep ne nje fushe te caktuar.
Pozicioni shkencor apo akademik i secilit duhet te dali ne pah,gjate shkrimeve
,diskutimeve,paraqitjes se projekteve si dhe prononcimi publike,, rreth nje ceshtje me interes.Do ishte e udhes qe rrethet akademike apo personalitete prane tyre te diskutonin projekte te tilla si: C’ eshte “Sovraniteti Veterinar”, po “Sovraniteti Kombetar i Ushqimit “ ose “Pasiguria Ushqimore” ne kushtet tona. Personaliteti sado i afishuar te jete, e fiton tersin e identitetit vetjak, kur kumunikon me koleget, kur krahasohet me ta, kur shkemben pervojat, kur merr dhe jep.Ne rastet kur e trasferon komunikimin ne nje lloj apollogjie vetjake, nuk ben asgje tjeter, vec ngjall kundershti, lakmi, xhelozi, antipati. Ka ndermjet tyre, qe i vene rendesi me shume peraqitjes tyre akademike.Para se te flasin per problemet shqetesues, u behet prezantimi gradave dhe ku jane lauruar,mundesisht te evitetohen institucione prestigjoze .Kjo lloj mburrje eshte cenimi me naiv i etikes..Per te sqaruar me tej etiken e personalitetit, le ta vrejme me tej si term.Ky term, jo ne kuptimin psikologjik, por dhe ne kuptimin social, perdoret per te konceptuar tersin e vlerave te nj intelektuali ne nje fushe te caktuar sic eshte Mjekesia veterinar.
Po drejtuesit e institucioneve deri sot ,cfare mendimi kane?Nuk e di ,cfare vlere kane? .Fakti qe boshllekun qe po lene, e ploteson Ministrja e Bujqeise dhe zhvillimit rural Znj.Anila Denaj, te cilen e ndoqa ne nje intervist te gjate.Ajo foli me “siguri profesionale “ per gjithecka qe lidhej me blegtorine, sherbimin veterinar, ushqimin, ligjin etj.
.Personaliteti ne kete fushe permbledh shumen e gjerave qe perfaqeson personi si: arritjet, veprimet, ndjenjat, moralin etj.Per ta perkufizuar me te plote figuren etij, ai duhet te perfaqesoje:
-Sjelljen publike,qe shprehet me sjelljen verbale dhe jo verbale.
–Inisjativen dhe guximin profesional.
-Modelin e pergjithshem,dallues e te qendrueshem. Ne pergjigje te njerezve dhe
Ngjarjeve. –Ruajtjen ekuilibrit midis te drejtave te individit.
-Modelin e atij qe eshte i pavarur ne gjykim dhe besushmeri .
Ne mjekesine veterinare shqiptare,gjithemon ka patur dhe ka personalitete qe bejne eliten e saj.Jeta dhe veprimtaria e tyre pershkohet nga ide, koncepte dhe praktika te perbashketa te cilat perbejne themelin e ketij sherbimi nga me te vjeterit dhe te organizuarit ne vendin tone.Ne gjithe veprimtarine tyre duhet te kete, nje nderthurje te persosur midis asaj autentike shqiptare dhe mentalitetit civil europian.
Nje personalitet i tillë duhet te percjelli ne mjedisin veterinar, nivel perfaqesimi, mendjen e holl,veshtrimin e qarte dhe te ndjeshem, ithtar i kualiteteve te larta/Kjo eshte nje kerkese e kohes dhe lidhet me pyetjen; si dhe sa eshte niveli veterinarise sot? Ndonese me zhvillimet e reja lindin dhe disa pikepyete per sot dhe arthmen, per nevojen e personaliteteve te spikatura.. Ne fakt te ne nuk kane munguar, por aktualisht koha i ka rralluar. Si cdo profesion tjeter dhe mjekesia veterinare ,duhet ta caj vet rrugen. Kjo perdite po behet me imperative., per faktin se: problemet per veterinarinë shtohen/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.