Shqipëria do të hapë sot e para Festivalin evropian të këngës Eurovision Song Contest 2022, që zhvillohet në Torino, Itali nga 10-14 maj. Këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, do të ngjitet e para në skenën e festivalit më të madh evropian të këngës.
Kënga “Sekret” e Hajatit është ndër më të klikuarat dhe të pëlqyerat këtë vit. Këngëtarja do të shoqërohet nga një trupë balerinësh dhe Kladia Pepa në performancën e saj. Ronela Hajati me këngën “Sekret” u shpall në dhjetor të 2021 fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Festivali Evropian i Këngës do të prezantohet nga Laura Pausini, Alessandro Cattelan e Mika. Në këtë edicion marrin pjesë 40 vende nga Evropa. Natën e parë të festivalit do të këndojnë; Ronela Hajati: Sekret (Shqipëria, Citi Zeni: Eat Your Salad (Letonia), Monika Liu: Sentimental (Lituania),Marius Bear: Boys do Cry (Zvicra), LPS (Last Pizza Slice): Disko (Sllovenia), Kalush Orestra: Stefania (Ukraina), Intelligente Music Project: Intention (Bullgaria), S10: De Diepte (Paesi Bassi) Zdob şi Zdub & Fraţii Advahov: Trenuleţul (Moldavia), MARO: Saudade saudade (Portugalia), Mia Dimšić: Guilty Pleasure (Croazia), Reddi: The Show (Danimarca), LUM!X & Pia Maria: Halo (Austria), Systur (Sigga, Beta and Elín): Með Hækkandi Sól (Islanda), Amanda Georgiadi Tenfjord: Die Together (Greqia), Subwoolfer: Give That Wolf a Banana (Norvegjia), Rosa Linn: Snap (Armenia).
Vitin e kaluar grupi muzikor italian Maneskin fitoi Eurovision Song Contest 2021 me këngën “Zitti e Buoni”, me 524 vota.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.