SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fatos Nano në gjendje të rëndë, familjarët kanë një apel

Ish-kryeministrit i vendit, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar, i hospitalizuar në një spital privat në Tiranë.

Sipas mjekëve Nano ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.

“Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rendë, me prognozë të rezervuar”, njofton spitali.

Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.///

error: