Mësohet se 11 urdhër arreste janë lëshuar për zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të Legalizimeve, Hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë pas një hetimi të nisur nga Policia dhe Prokuroria Sarandë për ndërtimet pa leje.
Burime për Report tv bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 8 zyrtarë, konkretisht Ina Papa; Erald Lika; Denis Balili; Ermen Stroka; Viktor Qesari; Manushaqe Saliko; Oltion Durmishi; Tonin Simoni. Kurse në kërkim janë Mariel Murati; Andri Dhima; Kozeta Statha.
Ata dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve. Të tjera detaje nga ky operacion pritet që të zbardhen në vijim.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit