-U përkujtua te shtunen ne fshatin Aliko (bashkia Finiq) , 30 vjetori i masakrës së 12 Dhjetorit 1990, ku u vranë në kufi nga regjimi diktatorial në grahamat e tij të fundit, katër të rinj nga fshati Aliko sepse donin të kalonin kufirin për në Greqi.



Nw kwtw ceremoni homazh pwrveç banorwve dhe famljeve tw martirwve kanw marrw pjesw autoritete vendore dhe zyrtare tw disa subjekteve politike. Kanw kryer homazhe nw kwtw ceremoni edhe pwrfaqwsuesja e qeverisw Ministrja e Financave Anila Denaj, deputetet Damian Gjiknuri, Alket Hyseni, Andrea Marto, kryetarja e Komitetit Shtetwror tw Pakicavw Kombwtare, Kostandina Bezhani, etj,.
I pranishwm nw ceremonitw e Alikos ka qenw edhe konsulli I Konsullatws sw Pwrgjithsme tw Greqisw nw Gjirokastwr, Konstantinos Miqelis



Kryetari i Bashkise Finiq, Kristo Kiço theksoi se: “Në historinë e pakicës kombëtare greke ka disa data që dominojnë si stacione rezistence dhe reagimi kundër skllavërimit, shtypjes, padrejtësisë. Njëri prej tyre ishte 12 Dhjetori 1990, kur regjimi i lirive të privuara vrau në kufi katër fëmijë grekë të pafajshëm nga Aliko dhe Jerma, të cilët donin të linin varfërinë, mjerimin, mosrespektimin në vendin e tyre dhe te shkonin nw atdheun amw.


Mw tej Kiço vuri nw dukje se “Masakrimi I katwr tw rinjve ishte e mjaftueshme për t’u revoltuar e udhëhequr nga Aliko, të gjitha fshatrat e zonës gjatë të diktaturës më të egwr të asaj periudhe. Kjo kryengritje, ky reagim, ishte shkas për kryengritjen e madhe të një populli të tërë të robëruar për të kërkuar lirinë e tyre duke përmbysur me dhunë regjimin më të ashpër të shekullit. Kanë kaluar tridhjetë vjet nga ajo kohë dhe ne vijmë këtu përpara martirwve: Aidhon Raftis, Thymios Masios, Thanasis Kotsis dhe Vangelis Mitros dhe përkulemi me nderim për heroizmin e tyre, por edhe për shpirtin dhe frymën e tyre revolucionare demokratike të gjithë minoritetit etnik grek që i rezistoi dhe ende i reziston rreziqeve të ndryshimit dhe zhdukjes.”- vuri ne dukje Kristo Kiços.\

Çdo vit ky shesh mbushej me njerëz. Por këtë vit, të katër te rinjtw që sakrifikuan jetën e tyre mw 12 dhjeto, janw këtu nw bronx që liria të zërë rrënjë dhe ne, jemi këtu sot për të mbajtur gjallë shpresën dhe për të luftuar për ëndrrën e tyre, lirinë dhe lumturinë- theksoi kryebashkiaku I Finqit.

Me këtë rast, grupi folklorik i Kranesw interpretoi një këngë polifonike kushtuar katwr Martirwve.





Mw pas, nw monumentin kushtuar martirwve u vendoswn kurora nga bashkia Finiq , Konsullata e Përgjithshme e Greqisw nw Gjirokastwr, Familjet e të Rënëve, qeveria shqiptare, opozita, këshilli Bashkiak i Finiqit, deputetë, ish të burgosur politikë, Zyra Arsimore e Finiqit dhe Dropullit, bashkia Sarande, etj,.
Me himnet kombetare tw Shqipwrisw dhe Greqisw u pwrmbyll dita pwrkujtimore e katwr martirwvw tw Demokracisw nw 30 vjetori e vvrasjes sw tyre nw kufi.e cila pwrkoi kwtw vit edhe me Ditwn e shwnuar tw Shwn Spiridhonit.
Pjese e homazheve ne kete dite jubilare te Martirev te Alikos kane qene edhe ceremonite fetare ne kishe dhe homazhet ne varret e tyre.



Monumenti i Alikos dhe grupi skulturor nw bronz i katwr martirwve, u realizua ne vitin 1998 me mbwshtetjen financiare tw ish deputetit Ziso LLuci. Te katwr tw vrarwt nw kufi mw 12 dhjetor 1990 u shpallwn “Martirw tw Demokracisw” nw vitin 1996 me njw dekre tw ish presidentit Berisha./SARANDANEWS.AL-R-SR///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.