-Në lagjen Kocat te Leshincës se Poshtme u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ndersa janë vënë në pranga 2 shtetas.
Policia tha se “Specialistet e Hetimit te Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 53 vjeç dhe I. Xh., vjeç, banues të dy në Delvinë.“

Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicës se Poshtme.
Mesohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.