SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FINIQ/ Paraqiten idetë pilot të projektit ”Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve”

 Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), bashkia Finiq dhe Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI), organizuan në qender të bashkisë Finiq, prezantimin e zbatimin të ideve pilot në kuadër të projektit ”Menaxhimi i Integruari i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare”.

Në këtë aktivitet morën pjesë punonjës të bashkisë Finiq, përfaqësues të GIZ si dhe AJMMI-t , shoqatë e përzgjedhur dhe e kualifikuar në fushën  e sensibilizimit mjedisor.

Gavrosh Zela, drejtues shqiptar i projektit të GIZ, u ndal në fokusimin e ideve pilot për pakësimin e  mbetjecve plastike që përfundojnë në det. Sipas Zelës, rëndësi të vecantë në zbatim të këtij projekti dy vjecar merr permiresimi i sistemit te raportimit per sherbimin e pastrimit; rishikim i masave per depozitimin ilegal te mbetjeve dhe gjobat; etj,.

Aktivitetet me bizneset per iniciativen “Perdor me pak Plastik” per te ulur perdorimin e “plastikave nje perdorimshe” si qese, gota, sete guzhine, etj., dhe ngritja e nje skeme te vecantë per grumbullimin e mbetjeve plastike ,-tha Zela, janë fusha konkrete veprimi krahas aktivitete të  edukimit per mbetjet detare me shkollat, instalimin e 6 stendave per informacion ne zona te  ndryshme të bashkisë Finiq.

Të pranishëm në këtë takim promoves të projektit, ishin edhe zëvëndëskryetarët e bashkisë Jani Harizi dhe  Ilia Kalivioti.

Sipas drejuesit të AJMMI-t Shkëlqim Hajno, thelbi i aktiviteteve të ojf-ss  përben  fusha e senbilizimit mjëdisor  duke përfshirë komunitetin e banorëve, shkollat e rajonit, bizneset, disa aksione pastrim in ë terrene ëprgjatë basenit të lumit Bistrica si dhe një cikël debatesh mjedisore ne media.

Bashkia e Finiqit  deri tani ka përfituaar nga projektit i mësipërm 100 kontenierë për mbetjet urbane, një makinë bashkohore teknologjike për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane, etj,.

Projekti Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Shqipëri ka nisur zbatimin nga 1 prill 2018, financohet nga Ministria Federale për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik e Gjermanisë (BMZ) dhe zbatohet nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit).

Bashkia e Fiqit është e dyta në Shqipëri e përfshirë në projektin e GIZ pas bashkisë së Lezhës, për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Parandalimin e Mbetjeve Detare në Shqipëri”.

error: