Me ne fund pas nje odiseje kerkesash te amdinistrates se bashkise Finiq, ka nisur se fundi procesi i legalizimit te banesave sipas disa prioriteteve.
“Bashkia e Finiqit ka kënaqësinë të njoftojë se datë 20 dhjetor, filloi zyrtarisht Faza e Parë e legalizimit të banesave në fshatin e Finiqit. -thane per SARANDANEWS.AL , burime bashkiake.

Mesohte se përfitues janë fillimisht personat që kanë paraqitur tashmë kërkesë për legalizim .Ne nje faze te dyte behet e ditur se do te perfshihen banesat ku përfituesit ndodhen jashtë vendit.
Pas një maratone përpjekjesh disa vjeçare , vendimi përkatës është tashmë një arritje e rëndësishme që i hap rrugë kalvarit të gjatë të procesit të rregjistrimit të pronave dhe banesave në këtë fshat.
Ndërkohë për vitin 2022 mesohet se Bashkia e Finqit do vijojë me procesin e azhornimit të tokave buqësore.
Bashkia ka kerkuar qe banorët e listuar per trajtim të jenë ndodhen prane banesave të tyre për të lehtësuar procesin nga organeve perkatese te legalizimit.
Ne disa takime zyrtare te perseritura, kryebahskiaku i Finqit, Kristo Kico, ka kerkuar qe ne kete Bashki te funksiononte nje zyre me kompetenca te legalizimeve me qellim pershpejtimn e ketij procesi te vonuar./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.