Fshati Velahovë në bashkinë e Finiqit, është një fshat malor dhe kohët e fundit paraqiti probleme në infrastrukturën e rrugës. Bashkia e Finiqit vendosi të nderhyjë me mjetet e saj si dhe me investime me bëton në disa segmente të veshtira.
Kryetari i Bashkisë zotit Kristaq Kiço kishte premtuar përmirësimin e kesaj rruge problematike. Pas një jave rresht, mekanizmat e bashkisë arriten të hapin kanalet anësore në terë segmentin prej 3,5 km nga rruga nacionale.
Firma hodhi material bigor në gjysmën e rrugës. Pritet qe javën e ardhshme të hidhet edhe ne pjesën tjeter. Vetem sot në dy segmente u hodhen 50 m/ kub beton, ne rreth t 180 m linear te rrugës.
Sipas Taqi Thanasit, drejtor I sherbimeve ne bashki, “Rruga eshte pare si parë si prioritet pasi u sherben banorëve, por edhe një firme qe mbledh sherbel, pasi dihet qe Velahova është një destinacion i mbledhjes se bimeve medicinale.”

Thaanasi tha se punimet kryhen me cilesi dhe nga vetë punonjesit e kesaj bashkie, gje qe ul shumë koston.
Sipas kryetarit te fshatit Velahove , Grigor Naçit, “Bashkia ndihmoi me mjetet e saj edhe për përmirësimin e rrugës për në varreza si dhe parkingun jashte ketij objekti public..

Naçi tha se po kërkojne një mbeshtetje nga fshatarët të kontribuojnë edhe ne përmirësimin e rrugëve te brendshme te fshatit.///R-SR///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore