Finiq, Sarandë. Kontrolle me shërbime nga toka dhe me dronë, për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike.
Kishte kultivuar bimë narkotike, në tokën që kishte në posedim, kapet në flagrancë dhe arrestohet 23-vjeçari, si dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, dhe si rezultat, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë gjetur në vendin e quajtur “Roshan”, Finiq, në një sipërfaqe toke në posedim të shtetasit F. P., 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 23 vjeç, banues në Finiq, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri