
Me soganin "Nuk ka forcë më të madhe se uniteti", PBDNJ prezantoi në qendrën kulturore "Katina Papa", kandidatin për kryetar bashkie për Bashkinë në Finiq,Leonidha Kristo. Në këtë takim elektoral kanë marrë pjesë dhe kanë përshëndetur edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule si dhe kryetari i OMONIAS Vasil Kajo. Në sallën e Qendrës kulturore "Katina Papa" kanë qenë të pranishëm banorë minoritetit entik grek nga bashkia e Finqit, anëtarë t strukturave të PBDNJ dhe të Omonias si dhe përfaqësues nga partia aleate PL dhe ajo e Rithemelimti te PD. Takimi prezantues elektoral është çelur me himnin kombëtar të Shqipërisë dhe të Greqisë. Dule dhe Kajo kanë dhënë mesazhet e përbashkimit të minoritarëve për një fitore të merituar të kandidatit të PPDNJ. Ata kanë theksuar nevojlne nje fushate të kulturuar, paqësore dhe larg fyerjeve dhe çdo eksesi. Nga ana e tij Leonidhs Kristo ka pohuar nevojën mbështetjes me vota për të bërë bashkërisht të tjera vepra në dobi të jetës së çdo banori. Bashkë kemi bërë shumë, por së bashku shumë më tepër do të bëjmë në të ardhmen.-ka qenë mesazhi i tij elektoral. Më pas ortatorë të ndryshëm kanë marrë fjalën duke fokusuar rendësinë e zgjedhjeve te 14 majit për minoritetin grek dhe demokracinë në Shqipëri.(FOTOT:Spiro ÇAKULI)/SarandaNews.al///



ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.