SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FINIQ/ Reshjet e shiut/ shkaktojne reshqitje te dherave ne aksin Bistrice-Muzine, veshtiresohet kalimi

Reshjet e shiut me intensitet mesatar qe përfshinë vendin tonë 24 orët e fundit, kane shkaktuar reshqitje te dherave ne aksin rrugor Bistrice-Muzine, rreth 1,5 km larg qytezes se Bistrices. 

ARRSH informoi se grupet e punës së mirëmbajtjes janë në terren në të gjitha akset kombëtare, duke perfshire edhe aksin prane Bistrices.

Sipas ARRSH-së, në Muzinë ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës dhe kompania e mirëbajtjes po punon për pastrimin e plotë të aksit.

“Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset. Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Ne nje raportim te fundit ne mbremje EURONEWS.Albania permendi se ende po punohet me makinerite dhe grupi i punetoreve ne terren per te pastruar masivin e dherave dhe baltes qe eshtet shkeputur nga faqja e malit prane Bistrices ne drejtim te Muzines.///SARANDANEWS.AL-R-SR///

error: