SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Finiq: SHËNIM-Firma  e shtrimit të rrugës Livadhja–Krane qënka e gjallë! Shfaqet dhe nis punën një makineri.-

Nga Spiro ÇAKULI & Taqi SIMATATI

 –Rrugë e lënë në ‘mes të rrugës’! Kështu, nuk thotë edhe zotëria e tij kryeministër, Edi Rama? NE! PO!!

Rruga Krane-Livadhja e quajtur nga  qindra banorë të minoritetit, nga vetë bashkia e drejtuar nga Kristo Kiço dhe kalimtarët që shkojnë  e vijnë nga Qafë Bota si “RRUGA E MUNDIMEVE”, e futur ca kohë më parë në proces rishtrimi me asfaltobeton dhe lënë në mes,  duke dëmtuar qindra makina, qënka e gjallë! Nuk ka vdekur !

Kjo, u duk këto ditë kur një makineri e ALBES CONSTTRUKSION me qendër në Fier  dhe aktivitet edhe në rrugën e Shijanit; u shfaq së fundi nëpër rrugën e dhëmbëzuar e të lënë përibret për dy muaj rresht.

Nuk është nga ato makineritë që shkojë në orbitë, siç mund të mendoni ju! Jo. Është një makinë moderne e punës për shtresa asfaltike.

Sigurisht, mos prisni ndonjë tabelë sinjalistike sikurse thotë ligji! Mos prisni, o njerëz të uruar që të orientoheni më tabela ku shkruhet ; Objekti, Koha e fillimiti dhe Mbarimit, Shuma e financimit, etj,.!

Jo more zotërinj, minoritarë dhe jominoritarë!

Këto tabela sinjalistike, janë gjëra lluksi! Nuk e shikoni çi bëri botës lufta në Ukrainë?!

Edhe ju kërkoni parfume e kremëra për rrugën!

-Si tha Panua?… Pano Shtugara diku afër Karroqit? “Kush përgjigjet për gomat dhe makinën time të shkatërruar nga rruga e lënë “në mes të rrugës” (gjithmone sipas shprehjes së zotërisë së tij kryeministër, Edi Rama) ?

ASKUSH nuk përgjigjet Pano mou!!  E ëma e Zeqos në majë të thanës, përgjigjët por kurrë ALBES CONSTTRUKSION ! /SARANDANEWS.AL///

error: