Zyrtareb e Bashkise Finiq priten se fundi një përfaqësi të bashkisë Ajias, në Larisa te Greqise me iniciativën e Ambasadës Greke në Tiranë dhe Konsullatës Greke në Gjirokastër.
Sipas burimeve zyrtare nga Finiqi, një delegacion shumë anëtarësh i bashkisë së Agias, Larisa, u prit nga Kryetari i Bashkisë Kristo Kiço, më 9 dhjetor në Bashkinë e Finiqit, Miqte nga Ajias kryesoheshin nga kryetari i Bashkisë së Agias, Antonis Gountaras. Takimet e punës u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore, në sallën e mbledhjeve të Livadhjasë, ku fillimisht dy kryebashkiakët shkëmbyen dhurata simbolike me produkte tradicionale të zonës.



Mesohet se temat kryesore të diskutimit ishin: prodhimi bujqësor, furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve, programet evropiane etj. Ndër të tjera, drejtoritë përkatëse diskutuan perspektivat e bashkëpunimit të afërt dhe përvojat e njohurive në fushat e mësipërme.
Pjese e kesaj axhende ishte edhe një vizitë e shkurtër në një fablikë vaji, si dhe në fidanishte e Dhimiter Miçit ne kete Bashki.
Kryebashkiaku Kiço, gjatë fjales prezantuese me jmiqte nga Greqia iu referua rëndësisë së bashkëpunimit, me boshtin kryesor të vizionit zhvillimor të Bashkisë, nëpërmjet kulturës, turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Agias, z. Gountaras, falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe bëri një ftesë të hapur për të vizituar bashkinë e AGIAS në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri