Karahaxh(FINIQ)-Në mjedisin natyror të Karahaxhit, u zhvillua së fundi tryeza e mediatike televizive me fokus : “Fillimi i skemës së grumbullimit të veçuar të plastikës” (Financim i GIZ gjerman). dhe Qendra e Komunikimit “, organizuar nga Qendra Agjencia AJMMI , partnere lokale në projektin “Parandalimi i mbetjeve detare” në Bashkine e Finiqit.
Të pranishëm dhe kontributorë në kët ë tryezë ishin përfaqësues të GIZ , përkatësisht Gavrosh Zela( koordinator i Projektit për Shqipërin ë ) dhe Yllka Sela (këshilltare e Projektit), drejtues dhe përfaqësues të disa drejtorive në Bashkinë e Finiqit, veprimtarë t ë AJMMI-t, si organizate partnere, njerëz të medias, etj,.


Ishte i pranishem dhe diskutoi edhe zëvendës kryetari i kë saj Bashkie, Ilia Kalivioti, i cili mbulon edhe sektorin e shërbimeve publike në këtë njësi administrative.
Përfaqësuesit e GIZ u ndalen në rolin e GIZ dhe të aktorëve lokale në fillimin e skemës së grumbullimit të veçuar të plastikës në territorin e Bashksi ë Finiq si dhe mbi nevojën e ecurisë së nismës Low Plastic Zone (P ë rdor me Pak Plastik ), për mbështetjen e vazhdueshme të GIZ në bashkinë e Finiqit dhe atë të Lezhës ku poimplementohet i njejti projekt mbështetës.

Sipas Gramoz Zelës, koordinator i Programit gjerman GIZ për Shqipërinë “Mbështetja e Bashkisë Finiq me nje makinë teknologjike bashkohore gjermane per grumbullimin e mbetjeve urbane krahas 100 konteniereve të rinj, u shoqërua me ndihmën e fundit për 10 kosha të ndarjes ne burim të mbetjeve urbane te cilat do te vendosen nga kjo Bashki ne dhjete pika të territorit me intensitet urban.
Plastika që do të grumbullohet nga kjo njesi administrative,-vuri ne dukje Zela,- do te dergohet ne pikën perpunimit te plastikes në Volloder të Sarandës, nje investim gjithashtu i GIZ gjerman, duke krijuar keshtu të ardhura nga shitja per vete Bashkine.”
Nga ana e tij zv.kryetari i Bashkise, Ilia Kalivioti u ndal ne ecurine e derisotme, pothuaj dy vjeçare te projektit te GIZ, ne Finiq, ndersa perfaqesues te disa drejtorive ne Bashki nenvizuan rendesine e bashkepunimit dhe perfitimin e komunitetit dhe Bashkise nga zbatimi i projektit të GIZ.
Drejtuesi i AJMMI-t Shkëlqim Hajno dhe koordinatori i aktiviteteve ne këtë shoqatë, Sofokli Mekshi, theksuan rolin e Qendres se Komunikimit ne Bashki, per funksionin si nje instrument interaktiv i informacionit ne dobi te banorëve për probematika që lidhen me jetën e tyre atje ku banojne dhe pa humbur kohë duke shkuar në pritje neper zyrat e Bashkise. Moderator i tryezes mediatike te Karahaxhit, ishte gazetari Panajot Boli
Bashkia e Finiqit është ndër njësitë administrative me territor më të madh në jug të vendit, me 58 fshatra .
(FOTOT-Vasil Cakuli///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit