SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FINIQ-Vazhdon me sukses zbatimi i projektit të GIZ gjerman mbi menaxhimin dhe parandalimin e mbetjeve detare

Ne Bashkine e Finqit po vazhdon me sukses zbatimi i projektit të GIZ gjerman mbi menaxhimin dhe parandalimin e mbetjeve detare

I nisur nje vit me pare Projekti ka mbeshtetur Bashkine e Finqit jo vetem me mjete te infrastruktures se menaxhimit të mbetjeve si 100 konteniere te rinj per depozitimin higjenik te mbetjert urbane dhe me makine teknologjike bahskohore gjermane per mbetjet urbane, po edhe ne ndergjegjesimin dhe aktivizimi e aktoreve lokale si shkollat, banoret, bizeset, etj,.Se fundi stafi i bahskise u perfshi ne nje aksion pastrimi djhe higjenizimi te mjediseve publike karahas instalimitt e koshave per ndarjen ne burim te mbetjeve urbane.

Sipas burimeve bashkiake, kosha te tille u vendosen ne disa pika te studjuara me pare nga Drejtoria e Sherbimeve, sektori i Pastrimit , etj., si NJA (Njesite Administrative, mjediset, e prane shkollave, etj,.

Te njejtat burime pohuan se kosha per ndarjen ne burimt e mbetjeve urbane u vendosen ne Finiq, Karahaxh, Mesoptam , ne shkollen e mesme, Aliko, etj,.

Pjese e ketij Projekti jane dhe fushat e ndergjegjesimit dhe edukimit publik me masen e banoreve dhe nxenesit e shkollave, aktivitete mediatike etj, te organizuara nga partneri lokal, Qendra Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit).

Kohet e fundit si pejs ee projektit te GIZ ne bashkiene Finqit kane qenedhe disa tryeza mediatike ne TV me fokus menaxhimine mbetjeve dhe pakesimin e plastikes, ngritjen dhe funksionimni e Qendres se Komunikimit prane Bashkise, ngritjen e Kendeve Mjedisore neper shkolla , ngritja e skuadrave me nxees vullnetare mjedisore, disa aksione pastrimi te plastikes ne terrenet e banesneve te lumenjve ,etj,.

Projekti Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Shqipëri ka nisur zbatimin nga 1 prill 2018, financohet nga Ministria Federale për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik e Gjermanisë (BMZ) dhe zbatohet nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit).

Objekti i përgjithshëm i projektit nënvizon forcimin e kapaciteteve të aktorëve lokal dhe kombëtar në menaxhimin e mbetjeve dhe ekonominë qarkulluese në vendet e Evropës Juglindore duke synuar reduktimin e rrjedhjeve të mbetjeve në Det./SARANDANEWS.AL///

error: