Saranda është kthyer muajin e fundit në epiqendër të veprimtarive kriminale, ku përplasja mes grupeve të ndryshme apo për interesa ekonomike, ka shkaktuar disa persona të plagosur e deri tek shpërthime me eksploziv. Persona të armatosur, me precedentë të rëndë kriminalë e deri tek persona në kërkim, kanë qenë shpesh autorë të ngjarjeve të rënda.
Prej orës 03.30 të mëngjesit të sotëm , në qytet kanë mbërritur forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle të ndryshme për kapjen e personave në kërkim, të përfshirë në këto ngjarje. Paralelisht kontrolle janë zhvilluar edhe nga FNSH dhe forcat “Shqiponja”. Ende nuk dihen rezultatet e këtij operacioni, ndërjohë që detaje priten në orët në vijim. Ky është operacioni i dytë që zhvillohet brenda tre ditëve, pas atij në orët e para të mëngjesit të së dielës kur kontrolle u ushtruan nga forcat operacionale të Tiranës e Vlorës, në bashkëpunim me FNSH dhe forcat “Shqiponja”, por pa rezultat.
Mbrëmjen e djeshme, shpërthimi i eksplozivit shkatërroi automjetin e 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, person me precedentë aktualisht në kërkim për “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me ngjarjen e 17 korrikut, kur në Sarandë u plagosën me armë dy të rinj nga Kamza.
NGJARJET E MUAJIT KORRIK
7 korrik – Plagoset me armë në fshatin Markat të Sarandës, 44-vjeçari Saimir Haxhiu, person me precedentë penalë. Ngjarja ende e pazbardhur.
8 korrik – Kapet në Ksamil kosovari Shkëlqim Murati, 31 vjeç, me armë zjarri pistoletë pa leje në automjetin e tij “Range Rover”
11 korrik – Policia ndalon rastësisht në rrugën “Butrinti” një automjet me 4 persona. Dy persona i ikin me vrap policisë, njeri hidhet në det. Policia arrin të kapë tre, përfshirë dhe atë që u hodh në det. Në pranga Endrit Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali. Zbulon në çantën e krahut të Dokut, 1 armë zjarri pistoletë. Ervis Cukali, rezulton i kërjuar për pjesëmarrje në një planifikim vrasjeje në Fier.
11 korrik – Sherr mes disa personash në lagjen nr. 3 të qytetit. Shpallet në kërkim D. R, 39 vjec nga fshati Gjashtë, pasi në bashkëpunim me një të mitur ja konfliktuar për motive të dobëta me 3 shtetas nga Patosi e Tepelena.
16 korrik – Plagoset me thikë në rrugën “Mitat Hoxha” Klodian Basholli nga Delvina, person me precedentë të rëndë penalë.Arrestohet autori Elvis Ndoji, edhe ky me precedentë penalë.
17 korrik – Dy grupe përolasen me armëë në mes të ditës në lagjen nr.4 në sy të pushuesve. Dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama mbeten të plagosur. 4 personat e njerit grup, Ramadan Zoto, Erjon Canaj, Klaus Jaçaj dhe Artan Murtaj, të gjithë me precedentë penalë, njeri i dënuar për vrasje. Njerit prej të plagosurve i gjendet armë zjarri gjithashtu.
19 korrik – Dhunohet biznesmeni Albert Pashaj në një plazh në Ksamil. Konflikti për administrimin e një plazhi. Ngjarja e përsëritur, pasi Pashaj ishte dhunuar edhe në 6 qershor. Policia arreston 3 autorët, mes tyre edhe biznesmenin Agim Taraj.
19 korrik – Dhunohet në rrugën “Onhezmi” 25-vjeçari I. D nga Saranda. Policia ndalon dy autorwt E. N dhe I. N, nga fshati Gjashtë, persona me precedentë penalë dhe i procedon në gjendje të lirë.
20 korrik – Të shtëna me armë zjarri në lagjen nr.4, rruga “Mitat Hoxha”. Në sy të dhjetëra pushuesve që frekuentojnë këtë zonwë, plagoset me qytë. e një arme zjarri ish-efektivi i policisë Adil Veli. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, E. G., 44 vjeç.
21 korrik – Hidhet në erë me eksploziv automjeti i Klaus Jaçah, person i shpallur në kërkim për “përkrahje të autorit të krimit”. Ngjarja dyshohet hakmarrje për plagosjen e dy personave në 17 korrik në Sarandë.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.