SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FISHË TEKNIKE -Tuneli i Llogarasë

  • Nisi ndertimin me 13 nentor 2021
  • Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 km
  • Distanca nga Vlora: 20 km në jug të Vlorës.
  • Koha e udhëtimit : 7-10 minuta.
  • Koha e udhëtimit nga rruga e meparshme/ekzistuese: 55 minuta
  • Shpejtësia e lejuara: 50-80 km/orë
  • Kompania nërtuese: Konsorciumi që kryesohet nga kompania turke ASL, nga kompanitë më të mëdha turke, me një eksperiencë të suksesshme në fushën e ndërtimit të tuneleve.
  • Projekti i Tunelit parashikon edhe tunel emergjence.
  • Afati zyrtar në kontratë i përfundimit të vepres: 36 muaj.
  • Afati i premtuar nga kompania : brenda 33 muajsh.
  • Hyrja e Tunelit do të jetë rreth 500 m para Urës së Shën Elisës
  • ,Dalja e Tunelit : do të jetë 1.5 km nga ura në Palasë. .
  • IMPAKTI
  • Vëllimi mesatar i trafikut në pikun turistik llogaritet 10 mijë makina.
  • Projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejt me vlerë 100 milionë euro
  • Kosto e ulët e transportit dhe rritje e punësimit me 400 vende pune.
  • Kushte më të sigurta të drejtimit, më pak aksidente më pak dëme mjetesh.
  • Ndikimi indirekt, përllogaritet 80-100 milionë euro përmes një transporti më të shpejtë drejt Aeroportit ndërkombëtare më të rëndësishme të vendit
  • Rritje e turizmit, rritje e punësimit me rreth 2200 vende të reja
  • Rritje vlerës së tokës përreth veprës.
  • Tuneli është një nga elementët kryesor të autostradës SH8 ekzistuese që lidh Fierin, Vlorën dhe Sarandën nga Veriu në Jug
  • Tuneli, pjesë e autostradës kombëtare në bregdetin jugor.//SARANDANEWS.AL///

.

error: