SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fishekzjarre dhe kapsolla kontrabandë, zbulohet magazina në Tiranë

Policia sekuestroi një sasi të madhe të lëndëve piroteknike të fshehura në një magazinë në tregun ushqimor në Qytetin e Nxënësve në Tiranë. Sipas policisë, këto lëndë ishin të magazinuara jashtë çdo kushti të sigurisë teknike dhe të futura kontrabandë.

Pronari i magazinës, shtetasi V. M., 36 vjeç, i kishte futur këto sasi të mëdha lëndësh piroteknike në mënyrë kontrabandë nga Kosova, duke i futur në ambalazhe ushqimore.

Shtetasi V. M. dhe shtetasja E. Sh. u shoqëruan në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., si dhe u procedua penalisht shtetasja E. Sh., për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kontrolluar 378 subjekte, si dhe tregje të shumicës.///

error: