SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fitorja në zgjedhjet e 25 prillit/ Rama merr urime nga Erdogan, Mitsotaqis, Di Maio dhe Salvini

 Kryeministri Edi Rama ka marrë mesazhe dhe telefonata urimi nga liderë botërorë me rastin e fitores në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, presidenti turk, Erdogan dhe kryeministri grek, Mitsotaqis uruan Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve.

Biseda telefonike e Ramës me Presidentin e Turqisë dhe Kryeministrin e Greqisë u zhvillua pak minuta më parë.

Po ashtu, Kryeministri Rama ka marrë urime për fitoren edhe nga ministri i Jashtëm italian, Di Maio dhe lideri i opozitës italiane, Salvini.///

error: