Situata e pazakontë në Kakavijë ka vënë në lëvizje emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët prej tre ditësh vijojnë të jenë të bllokuar në rrugë, në pritje për të kaluar drejt territorit grek.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako kanë mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës për të diskutuar për gjetjen e zgjidhjeve për qytetarët, ndërsa nga ana tjetër Ministria e Jashtme është në bisedime me palën greke për të gjetur zgjidhjet për kalimin sa më të shpejtë të qytetarëve.
Drejt Kakavijës kanë shkuar edhe automjetet e posaçme me 10 mije litra ujë dhe ekipe mjekësore e ambulanca për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar. Për normalizimin e situatës dhe ardhur në ndihmë qytetarëve ndodhen dhe efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit