SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FLASH/ Sekuestrohet gomonia në Vlorë, ka transportuar kanabis dhe kokainë drejt Italisë

Policia ka sekuestruar një gomone në Triportin e Vlorës e cila i përkiste grupit kriminal që vepronte në Shqipëri dhe Itali.

“Balkanweb” siguron foton e gomones teksa mësohet se ky mjet lundrues përdorej nga trafikantët për të dërguar drogë drejt Italia apo për ta sjellë drejt Shqipërisë.

Skafi po dërgohet në pikën e bllokimit në Vlorë.

Ndërkohë në Itali u sekuestruan 3.5 ton drogë me vlerë 40 milionë euro kurse në pranga ranë 37 anëtarë të grupit kriminal, 10 prej të cilëve në Tiranë dhe Vlorë në Shqipëri///

error: