Për shkak të fluksit në rritje në prag të festave të fundvitit në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar strukturat doganore do të funksionojnë pa ndërprerje.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një takim virtual me të gjithë kryetarët e Degëve Doganore të vendit, ku u njoh nga afër me punën dhe problematikat e këtyre degëve.
“Duke qenë se tashmë fluksi i hyrjeve në çdo Pikë të Kalimit Kufitar është rritur për festat e fundvitit të gjitha strukturat doganore do të vijojnë të funksionojnë 24 orë në 7 ditë, edhe pse është periudhë të vështirë, e shkaktuar nga COVID-19”, deklaroi Gazheli.
Gazheli kërkoi përkushtim dhe angazhim të shtuar në realizimin e mbledhjes së të ardhurave, cilësinë e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe përmirësim të perfomancës të çdo punonjësi të Administratës Doganore./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI