SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës prej qershorit 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar.

Kompania zvicerane e fluturimeve “Chair Airlines” ka njoftuar sot hapjen zyrtarisht të fluturimeve nga Zyrih (ZRH) drejt Vlorës (VLO).

Fluturimi i parë nga kjo kompani fillon në 26 qershor 2026.

Në prill 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i vendosi kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave, aeroportit të Vlorës, VLO. Kjo u lejon agjencive të udhëtimit të shesin bileta në emër të kompanive ndërkombëtare ajrore lidere në treg.

Ndërsa në maj 2025 u krye edhe fluturimi i parë certifikues në këtë aeroport.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë porta e hyrjes në jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ky aeroport do të funksionojë me mbi tre modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtrihet në 22 mijë metra katrorë terminal.(Maela MARINI)///

error: