SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fokus: Epiri i lashtë

Zyra e Parkut Kombëtar të Butrintit ka fokusuar së fundi përfundimet e studimeve të arkeologut te shquar Selim Islami, mbi Epirin e lashtë.

EPIRI I LASHTE

Pas mesit të shekullit IV para Krishtit, rajoni midis gjirit të Ambrakisë, maleve Keraune dhe vargmalit të Pindit do të mendohet si Epiri “dhe banuesit e tij “Epirotët” në të gjitha burimet letrare. Emrat që lindën pas bashkimit të Molosëve, Thesprotëve, Kaonëve dhe fiseve më të vogla në një subjekt të madh politik, kurrë nuk u bënë shprehje e një entiteti etnik.

Me sa duket, ato u krijuan nga mënyra e kompromisit për të qetësuar rivalitetet e vjetra hegjemonike midis fiseve të mëdha të këtij rajoni. Në veri të saj, ky entitet kufizohet me botën ilire. Nëse burimet letrare sjellin dëshmi të plota se popullsia e këtij rajoni nuk ishte helenike, ata heshtin për lidhjet etnike me fqinjët e tyre veriorë. / Selim Islami*)

*) Selim Islami ka lindur në Pandalejmon të rrethit të Sarandës, ku kreu studimet e para. Arsimin e mesëm e kreu në normalen e Elbasanit, kurse në vitet 1946-1951 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Moskës me rezultate të shkëlqyera. Pas kthimit në atdhe emërohet punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e në vijimësi, në Institutin e Arkeologjisë, ku punoi rreth katër dekada, si specialist në fushën e arkeologjisë e të historisë ilire.Drejtor i muzeut arkeologjik, shef i sektorit të arkeologjisë mbi dhjetë vjet, zv.dekan i Fakultetit të Historisë e Filologjisë dhe anëtar i shumë forumeve shkencore, ai ngjiti pa rreshtur shkallët e kualifikimit profesional deri sa më 1973 u nderua me titullin e lartë të profesorit.

Selim Islami krahas kolegeve te tij arkeologe ka merita te vecanta në mbrojtjen e tezës se lashtësisë dhe autoktonisë se ilirëve. Puna e prof. Selim Islamit dhe e kolegëve të brezit qëndron në themel të të gjitha kërkimeve e studimeve të ardhshme të arkeologjisë shqiptare///

error: