SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FOKUS – Valë shprese në botë pas njoftimit për një vaksinë antiCOVID-19

ATSH-AFP/ – Njoftimi nga grupi farmaceutik Pfizer se vaksina e saj kundër COVID-19 redukton me 90% rrezikun për t’u prekur nga COVID-19 ka ngjallur sot një shpresë të madhe në mbarë botën.

SHBA-ja theksoi se mund të ketë një vaksinë të autorizuar brenda disa javëve dhe Bashkimi Europian në fillim të vitit 2021.

Ende nuk është e qartë nëse vaksina siguron imunitet afatgjatë. Por, njoftimi ka shkaktuar menjëherë një valë optimizmi dhe një rritje në tregjet globale të aksioneve, vetëm dhjetë muaj pas shfaqjes së koronavirusit, një arritje shkencore.

OBSH e gjykoi njoftimin inkurajues duke përshëndetur në një mesazh në Twitter “një zbulim dhe një bashkëpunim shkencor të pazakontë për t’i dhënë fund pandemisë!”.

Presidenti amerikan, Donald Trump e cilësoi si një lajm të jashtëzakonshëm.

Joe Biden, i cili do ta zëvendësojë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, përmendi një shenjë shprese.

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios 2020, shtyrë për shkak të pandemisë, deklaruan sot se suksesi i njoftuar i vaksinë ishte një “lehtësim”, edhe pse ato për momentin vazhdojnë të përgatiten për Lojërat Olimpike të ardhshme në një skenar pa vaksinë.

Sipas Pfizer dhe partnerit të saj gjerman BioNTech, vaksina e tyre, e marrë në dy doza të ndara në një hark kohor prej tre javësh, është efektive 90%, sipas rezultateve paraprake nga një provë në shkallë të gjerë akoma në proces dhe të cilat nuk janë të detajuara. Ajo redukton rrezikun e sëmundjes në grupin e vaksinuar me 90%, krahasuar me grupin e medikamenteve.

Për amerikanët, të cilët kanë porositur paraprakisht 100 milionë doza, kjo do të thotë që vaksinat e para mund të fillojnë para fundit të vitit, me kusht që siguria të konfirmohet, deri në javën e ardhshme.

Pfizer atëherë planifikoi të paraqesë një kërkesë për autorizim në Agjencinë e Barnave të Shteteve të Bashkuara (FDA), e cila do të duhet të vendosë nëse vaksina është e sigurt dhe efektive.

“Shpërndarja do të jetë vetë çështje javësh”, theksoi për Fox News, Alex Azar, sekretar i Shëndeti në stafin e Donald Trump, presidenti i cili e bëri zhvillimin e vaksinave bazën e përgjigjes së tij ndaj krizës shëndetësore.

“Në Bashkimin Europian, i cili ka parablerë 200 milionë doza dhe po negocion për 100 milionëmë shumë, vaksina mund të jetë në dispozicion në fillim të 2021”, sipas një burimi europian.///atsh///

error: