SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FOTO. “EURO 2024”, sfida ndaj Italisë, Dortmundi “vishet” kuqezi

 Dortmundi është “veshur” kuqezi ditën e sotme në prag të ndeshjes me Italinë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ndeshjen e parë në “EURO 2024”. Për sfidën ndaj “azurrëve” pritet të jenë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë. Rrugët e qytetit të Dortmundit dhe rreth stadiumit janë mbushur me flamuj kuqezi, teksa vihet re dukshëm diferenca në numër me tifozët italianë, që pritet të jenë rreth 10 mijë.

Mbështetësit e Kombëtares kanë vërshuar në rrugët e Dortmundit, ku nuk mungojnë flamujt dhe simbolet kuqezi. Atmosfera është fantastike, teksa shumë tifozë kuqezi kanë nisur të grumbullohen në stadiumin e Dortmundit për ndeshjen Shqipëri-Itali, edhe pse duhen ende 5 orë nga nisja e ndeshjes.(GJergji MIMA).///

error: