Fundoset në Drimadhes anija polumbare kineze e viteve 1970. Kjo anije nuk përdorej prej 30 vitesh. Tashmë ajo ka dalë nga baza e Pashalimanit dhe është fundosur në det për qëllime turistike. Burimet thanë se po zbatohet një projekt i ministrisë së turizmit dhe asaj të mbrojtjes për të krijuar një muze nënujor në jug të vendit.
Anija që u fundos sot në Drimadhes, në Dhërmi ka ardhur në Shqipëri në vitin 1974 dhe ka qenë pjesë e marinës së Vlorës.
Anija është zhytur rreth 200 m larg bregut në Drimadhes dhe do të mund të vizitohet nga të pasionuarit pas sportit të zhytjes. Në projekt janë parashikuar të zhyten edhe anije të tjera ushtarake, që kanë dalë jashtë funksionit.
Gjiri i Marines prane Limionit ne Sarande mund te ioshte gjithashtu nje vend per turizem nenujor, sikurse hapesira detare Sarande-Ksamil.
Ne tetor te vitit 1943, ne Gjirin e Sarandes, rreth 100 m larg bregut te qytetit eshte fundsur nje anije ushtarake italiane nga bombardimet e aviacionit te ushtrise hitleriane.
Ky objekt, sipas ekologut te njohur Xhemal Mato, eshte frekuentuar periodikisht nga zhytes te ndryshem neper vite, si nje aset i arkeologjise nenujore///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll