Genc Pollo, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka kërkuar nga kryesia e kësaj partie që të kërkojnë falje për djegien e mandateve në vitin 2019 si dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Duke ju referuar mbledhjes së strukturave të Partisë Demokratike që do të mbahet pas disa ditësh, ku do të nisë procesi i reformimit të PD, ish ministri Pollo thotë se ata që do të jenë të pranishëm duhet të kërkojnë falje për vendimet.
“Dhe në rastin e djegies & bojkotit këto të fundit rezultuan një katastrofë për Partinë Demokratike. Por do t’u propozoja që, krahas një kërkesëfalje për gabimin, të konkludojnë se partia kurrë më nuk do të futet në ujra të tilla.”- thotë ndër të tjera Pollo.
Një thirrje miqve e kolegëve të kryesisë! Shoh se edhe mes deputetëve demokratë të (ri)zgjedhur në 25 prill ka ende debat ose të paktën opinione të kundërta mbi dy vendime të rëndësishme të Partisë Demokratike në pranverë 2019: djegia e mandateve dhe bojkoti i lokaleve (më tej djegia&bojkoti).
Këto dy vendime sipas një analize aritmetike i hoqën opozitës afro 8 mandate deputetësh me të cilat ajo do të mund të kishte realizuar rotacionin politik me një mazharonacë të ngushtë në Kuvend. Siç ndodhi edhe në Mal të Zi në gusht 2020. Disa studjues të tjerë konkludojnë se pa djegien&bojkotin opozita do të kishte marrë më shumë se 8 mandate shtesë.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.