SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjashtë. Sarandë. Dhunoi motrën fizikisht shpallet në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim motra e tij, e cila deklaron se ky shtetas e ka kërcënuar dhe e ka dhunuar fizikisht.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.///

error: