Kandidati i pavarur për bashkinë e Sarandës, Gjergji Mërkuri, ka bërë një status në rrjetet sociale ku tregon se pse ai duhet votuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Tashmë është koha që edhe Bashkia e Sarandës të vendoset në shërbim të qytetarëve të saj.
“Vendosin qytetarët, jo partitë”, do të jetë slogani ynë fitimtar i fushatës elektorale dhe numri i kandidaturës time në fletën e votimit do të jetë numri 4. Një kryq ose X në numrin 4 është një votë për Sarandën, për këtë qytet të bekuar nga Zoti me banorë model në Republikë, të cilin nuk mund ta shndërrojmë në një kështjellë të intersave të partive politike. “
Faleminderit për mbështetjen dhe dua t’ju them me sinqeritetin më të madh se jemi aq shumë së bashku sa askush nuk mund ta imagjinoj dot nga ata që bëjnë kalkulime me laps dhe letër në dorë.
Mërkuri flet për triumfin ne 4 maj. “Të gjithë duhet të jenë në dijeni të një fakti, që JEMI TË PALËKUNDËR DHE JEMI SHUMË, sa do të triumfojmë më 14 maj{/saradaNews.al///
/
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit