SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

GJIROKASTER/ Ndahet nga jeta Sokrat Papadhopulli

Ne nje njoftim familjar behet e ditur se eshte ndare sot nga jeta Sokrat Papadhopulli, intelektual i shquar gjirokastrit, njeri poliedrik, gazetar e erudit pasionant me origjine nga Dhuvjani i Dropullit.

Gjirokastraonline” shkruan lidhur me kete humbje/:

E humben dhe legjenden e mendimit intelektual dhe njerezor, Sokrat Papadhopullin,njeriun fisnik, I dashur dhe i mire me te gjithe. qe tani e tutje nuk do ta shohim me ne Qafen e Pazarit, ne 18 shtatori, ne stadiumin e qytetit….

Iku duke lene pas emer, mencuri dhe dashuri…

Ngushëllimet më të thella familjes, bashkëshortes Zhulieta, vajzave Ioanna dhe Amalia si dhe vëllait të tij Emilio!Sokrat i dashur,lamtumire, u prehsh ne paqe o njeri i lire i mendimit te lire!

Poeti, gazetari dhe studjuesi Gezim Basha shprehet per Papadhopullin:

Sokrat Papadhopulli, një fisnik i rrallë, intelektual klasi, iluminist dhe humanist i madh, e varfëroi me ijken e tij Gjirokastrën, Dropullin dhe të gjithë Shqipërinë. Matematicien me dhunti të rralla, para të cilit përuleshin profesorët, ai kontribuoi për shumë dekada në arsim duke manifestuar modestinë e njeriut të madh që punonte pa u lodhur, afër njerëzve dhe larg krekosjes akademike. Ndër komentatorët sportivë më elegantë të shtypit Shqiptar, enciklopedist i futbollit, shkrimet e frymëzuara të Sokrat Papadhopullit na bënin ta donim edhe më shumë ekipin tonë simpatik, Luftëtarin e Gjirokastres. Jeta e ti mbetet shembull i mundësisë mendore dhe shpirtërore për të qenë njëherësh Shqiptar dhe Grek, minoritar dhe gjirokastrit, duke ruajtur thelbin e patjetërsueshëm njerëzor. Personalitet i rrallë dhe i madh, që do të na mungojë! U prehtë në paqe!καλό ταξίδι.!”

Ylli Asllani, Ish kryetari i Bashkise Gjirokaster, Keshilltar ne Presidence, shprehet:

Një mësues i talentuar, intelektual e qytetar brilant dhe një shpirt që rrahu deri në fund për të mirën e përgjithshme! Edhe pse kurë nuk pati ofiqe me humorin dhe kulturën e vet i dha tonin jetës së gjirokastrite! U prehtë në paqen e përjetshme Prof. Sokrat Papallopulli!”//R-SR///

error: