SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjirokastër. Policia Rrugore, kontrolle të shtuara, me pajisje bashkëkohore logjistike, për parandalimin e aksidenteve

Policia Rrugore e Gjirokastrës, e pranishme 24/7, në akset që të çojnë në pikat turistike të qarkut, në ato urbane dhe në ato rurale.

Gjithashtu, kontrolle të shtuara, me pajisje bashkëkohore logjistike, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.

Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjeti, janë proceduar në gjendje të lirë 14 të tjerë, si dhe janë pezulluar 2 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimit të të gjitha akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

•Janë ndëshkuar 481 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 49 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 718 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia Rrugore e Gjirokastrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.///

error: