SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

GJIROKASTER/ Tre raste të reja me COVID./ Infektohen një nxënës, një polic dhe një punonjëse fasonerie

Këtë të hënë në Gjirokastër u raportuan tre raste të reja me koronavirus.

Një prej tyre është një nxënës në shkollën “Koto Hoxhi” në Gjirokastër.

Ndërkohë një tjetër rast është një punonjëse tek fasoneria që u mbyll.

Gjithashtu dhe një efektiv policie i Gjirokastrës rezultoi pozitiv.

Gjirokastra numëron 75 raste aktive me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.

Ditën e djeshme ka pasur një bilanc pozitiv të koronavirusit ku ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar.

137 persona fituan betejën ndërkohë që 106 raste të reja u raportuan me covid.///

error: